Bunton, “Spice Girl”-i i bamirësisë

05/03/2011 09:55

Ish-këngëtarja e Spice Girls, Emma Bunton, tregoi me krenari barkun e saj në muajin e shtatë të shtatzanisë, ndërsa ishte e pranishme në një aktivitet bamirësie në Londër.

E njohur ndryshe si “Biondja Spice”, Emma merr pjesë prej disa vitesh në fushatën “Have a Heart”.

Në pjesëmarrjen e saj, një ditë më parë, fotoreporterët ndoqën me vëmendje historinë e Bunton, e cila vetëm pak kohë më parë lajmëroi se është duke pritur një djalë.

Ajo arriti të mbante të fshehtë shtatzaninë deri në muajin e katërt, përpara se një gazetë të zbulonte sekretin në nëntor.

Top Channel