“In memoriam” për Dritan Celën

05/03/2011 20:10

Shkrimtari Zija Cela rikthehet me një tjetër libër mbushur me dhembjen për ikjen para kohe të përkthyesit të talentuar, djalit të tij, Dritan Cela.

Pesë vjet pas botimit të librit “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, shkrimtari sjell në një përmbledhje “in memoriam” shkrimet dhe komentet mbi këtë libër, duke e titulluar “Përgjigje mbi dashurinë”.

“Tani është këtu. Mënyra se si ju e sollët Tanin është vërtet prekëse. Nuk është vetëm dita për djalin tim, por dita e djemve të botës”, është shprehur Zija Cela.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka vlerësuar trashëgiminë “e shkëlqyer” që përkthyesi ka lënë për shqiptarët.

Top Channel