Sienna Miller: Jam beqare e lumtur

04/03/2011 09:50

Dy javë pasi Jude Laë dhe Sienna Miller deklaruan paprimtas për ndarjen e tyre, modelja dhe aktorja theksoi se dëshiron të shijojë këtë periudhë të jetës së saj si beqare.

29-vjeçarja ishte protagoniste e një drame të vënë në skenë të enjten nga një Teatër në Londër, ndërsa në rol luante një vajzë të dashuruar pas protagonistit kryesor.

Megjithatë, ajo mohoi kategorikisht se ka krijuar një romancë të re me aktorin Joe Armstrong. “Ndarja me Jude ishte miqësore dhe me mirëkuptim. Më vjen për të qeshur për spekulimet për një lidhje të re timen. Jam single dhe dua të vazhdoj të mbetem e tillë”, tha Sienna.

Top Channel