Sekreti i zërit të Jackson, ishte sterilizuar

04/03/2011 10:15

Ndonëse kanë kaluar dy vjet nga vdekja e Mbretit të muzikës pop, Micheal Jackson, ai vazhdon të fitojë faqet e para të revistave dhe gazetave rozë.

Këtë herë ishte një mjek francez, i quajtur Alain Branchereau, ai që befasoi opinionin me një zbulim të botuar sot në të përditshmen “Le Parisien”.

Sipas specialistit endokrinolog, ka vetëm një shpjegim për aftësinë e mahnitshme të Jacksonit për të zgjatur dhe për të alternuar zërin e tij: ai ishte sterilizuar.

Nuk ekziston asnjë e dhënë për “tredhjen” e Mbretit të popit, por sipas Blanchereau, një mjekim i dëmshëm hormonal për heqjen e puçrave, e kishte lënë seksualisht të paaftë ose kishte ulur ndjeshmërisht potencialin e tij riprodhues.

”Në vitet 1970 ekzistonte një kurë për puçrat, e bazuar në një mjekim që përmbante një molekulë të quajtur ciproteron. Dihet se Michael e ka përdorur shpesh këtë mjekim, i cili më vonë u ndalua kategorikisht, pasi u zbulua se dëmtonte potencialin riprodhues mashkullor.

Në fakt, molekula është në gjendje të përthithë doza të mira testosteroni, duke shkaktuar ndryshime në zë, në pakësimin e qimeve apo në reduktimin e prodhimit të spermatozoidëve. Një kurë e tillë, e përdorur për një kohë të gjatë, rrezikon të shndërrojë në steril mashkullin”, deklaroi mjeku francez.

Sipas Blanchereau, është kjo arsyeja që shpjegon zërin unik të Jackson. Ai ishte në gjendje të këndonte në tre regjistra, ndërsa tenorët janë në gjendje të bëjnë këtë vetëm në dy.

Top Channel