Robbie Williams, i shëndoshë dhe i thinjur

04/03/2011 18:10

Robbie Williams po tregon shenjat e plakjes.

Këngëtari 37-vjeçar u pa me flokë gri dhe i shëndoshë gjatë një ndeshjeje futbolli me miqtë ditën e djeshme, afër shtëpisë së tij në Los Angeles.

Uniforma e ngushtë i nxorri në pah kilet e tepërta që ka vënë që nga tetori i vitit të kaluar, kur njoftoi se do t’i bashkohej turit të Take That.

Williams ka pasur edhe më parë probleme me peshën, por ia ka vënë fajin problemeve me hormonet.

Mbase futbolli e ndihmon për të rifituar formën përpara turit me Take That në maj të këtij viti.

Top Channel