Gaga, “sfilatë” në pistën e aeroportit

04/03/2011 09:35

Shumica e njerëzve vishen në mënyrë sportive për të qenë sa më komod gjatë udhëtimeve, por nuk është ky rasti i Lady Gaga.

Këngëtarja mbërriti dje në Kanada me një avion privat dhe nisi menjëherë një seancë fotografike në pistën e aeroportit.

Ajo kishte përgatitur veshjen e saj që në aeroplan dhe në mbërritje ishte menjëherë e gatshme të niste seancën e fotografimit dhe sfilatën e saj të veçantë të modës.

Gaga ishte veshur vetëm me mbathje, mbi të cilat kishte vendosur një palë geta ngjyrë blu dhe taka të larta 25 centimetra.

Top Channel