Firth, a do të bëhet Mbreti “Zotëri”?

04/03/2011 10:00

Aktori 50-vjeçar, Colin Firth, fitoi një çmim Oscar falë rolit të tij si Mbreti George VI në filmin “Fjalimi i Mbretit”, por tani ai mund të nderohet nga vetë Madhëria e Saj.

Sipas shtypit anglez, protagonisti i filmit më të suksesshëm britanik të historisë pritet të nderohet shumë shpejt me titullin Sër.

50-vjeçari duhet të presë në ankth deri në qershor për të mësuar nëse do të jetë përfshirë në listën e përvitshme të Mbretëreshës për këtë nderim të veçantë.

Megjithatë, e sigurt është se në këtë listë do të mungojë ish-kapiteni David Beckham, i përfolur si Sër i mundshëm për rolin e tij në grupin e punës që tentoi t’i sillte Anglisë Botërorin e vitit 2018, i cili përfundimisht do të zhvillohet në Rusi.

Top Channel