Artistët distancohen nga Gedafi

04/03/2011 21:00

Pranuan ofertat multimilionere të Muamar Gedafit, por pas protestave që kanë përfshirë Libinë disa prej tyre janë penduar që kanë performuar ekskluzivisht për të dhe familjen e tij.

Tashmë paratë e ofruara prej liderit libian po i japin për bamirësi.

Beyonce ka marrë një milion dollarë për 5 këngë të kënduara për djalin e Gedafit dhe këto para i ka dhënë për Haitin, sipas revistës ‘Rolling Stone’.

Edhe Nelly Furtado tregoi se në vitin 2007 kishte performuar për Gedafin dhe klanin e tij në një hotel në Itali. Në ‘Twitter’, këngëtarja shkroi se paratë do t’i dhuronte.

Mariah Carey gjithashtu ka pranuar se ka performuar për Gedafin në vitin 2009, por nuk pranoi që paratë t’i jape për bamirësi.

Sipas mediave amerikane, Beyonce, Furtado dhe Carey nuk janë të vetmet që kanë kënduar për familjen Gedafi.

Usher, 50 Cent, Bon Jovi dhe Lionel Richie janë disa nga yjet e tjerë që kanë marrë pjesë në këto festa private.

Top Channel