Tuneli i Elbasanit, u paraqitën 7 oferta

03/03/2011 16:35

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka deklaruar se për procesin e ndërtimit të Tunelit të Elbasanit kanë paraqitur ofertat e tyre 7 kompani.

Në një deklaratë për mediat, Olldashi ka bërë të ditur se për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është zgjedhur kostoja më e ulët e fondit limit.

“Nga 26 kompani që morën pjesë më 13 janar në tender, u zgjodhën 13 që përmbushin kërkesat. Nga këto, 7 kanë paraqitur oferta ekonomike, të gjitha me eksperienca të gjata për hapjen e tuneleve. Nga 15.4 miliardë që është fondi limit, ofertat variojnë në një ulje nga 81% e vlerës në 54% të saj”, ka saktësuar Olldashi.

Top Channel