Të dashurat e Sheen tregojnë treshen

03/03/2011 16:55

Dy të dashurat e Charlie Sheen folën për herë të parë në një media ameriane, mbi historinë e tyre të poligamisë.

Në një artikull të publikuar sot në “New York Times”, pornostari Bree Olson dhe modelja Natalie Kenly, treguan lidhjen e tyre të veçantë me 45-vjeçarin.

”Ne bëjmë gjithçka që i pëlqen Charlie-t”, deklaroi Olson. “Ky është stili i jetës që kam dëshiruar gjithmonë dhe jam shumë e lumtur për këtë.

”Të tre jemi në një marrëdhënie të përbashkët, ndërsa rregullat në dhomën e gjumit është Charlie që i përcakton. Ne plotësojmë çdo fantazi seksuale të tij”, vazhdoi 22-vjeçarja.

”Shumë njerëz e gjykojnë keq këtë mënyrë jetese, por ne nuk jemi konservatorë dhe nuk na intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët”.

Kenly, e cila studioi për t’u bërë një edukatore, por përfundoi në modele, shtoi: “Krevati ynë është aq i madh sa ka vend të bollshëm për të tre.

Megjithatë, nëse dikush është me të vërtetë i lodhur, ka gjithmonë një vend për të për të fjetur në qetësi. Unë dhe Bree nuk jemi aspak xheloze, ndërsa kur Charlie është i zënë, kemi njëra-tjetrën”.

Një ditë më parë, si pasojë e këtij stili jete, aktori u privua nga kujdestaria e dy djemve të tij binjakë.

Top Channel