Madonna-Moore poshtërojnë Lohan

03/03/2011 17:10

Aktorja Lindsay Lohan kuptoi mbrëmë se sa poshtë ka rënë pas skandalit të saj të varësisë nga droga dhe vjedhjes, pasi një truprojë e pengoi që të hynte në një mbrëmje të organizuar nga Madonna dhe Demi Moore.

24-vjeçarja nuk u lejua të hynte në një festë private të organizuar në një shtëpi në “Beverly Hills”, ndërsa u publikuan foto poshtërtuese të rojeve të sigurisë duke nxjerrë jashtë aktoren.

Lindsay kishte bindjen se do të hynte brenda pa ftesë, pasi punon për “Untitled Entertainment”, kompani që përfaqëson edhe Madonna-n e Moore-in.

Kur Lohan u përpoq të hynte brenda, një shoqërues i saj pyeti rojet nëse e njihnin se kush ishte. Ata u përgjigjën se e dinin shumë mirë, por nuk kishin ndërmend t’a linin të hynte.

Top Channel