Asgjësimi i municioneve luftarake

03/03/2011 11:35

Kuvendi në seancën e sotme ka nisur punën duke funksionuar me rregulloren e re të miratuar një javë më parë. (UPDATE)

Seanca ka në axhendë “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin për demontimin e municioneve”.

Gjatë diskutimit deputeti Eron Braçe e cilësoi të nevojshme marrëveshjen, por siç tha ai, kjo marrëveshje nuk zgjidh transaksionet që shtetas serbë, malazezë e boshnjakë kryejnë ilegalisht në Shqipëri.

Kam dokumenta që dëshmojnë transaksionet tha Braçe i cili është kundërshtuar nga përfaqësuesit e qeverisë.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami theksoi se marrëveshja është një zgjidhje për armët e vjetëruara në vend duke kundërshtuar deklaratat e Braçes.

Sipas Imamit, tregtia e armëve është e ligjshme dhe se sot nuk duhet diskutuar për të shkuarën, pro për të ardhmen.

Gjatë seancës ka patur edhe debate mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës.

Top Channel