Manuali i përdorimit të ushqimeve të skaduara

02/03/2011 17:50

Është e zakonshme që ushqimet e skaduara, të kalbura apo të ndenjura të përfundojnë në koshin e plehrave, por një revistë italiane zbuloi sot se të gjithë këto produkte mund të përdoren edhe në një mënyrë të ndryshme.

Shumica e këtyre metodave janë përdorur që më parë prej gjyshërve tanë, por me avancimin e teknologjisë dhe të mirave materjale, pothuajse është harruar mënyra se si mund të përdoren. Revista tregoi shtatë asortimente, të cilat vlejnë edhe të prishura apo kalbura.

Banania – Pjesa e brendshme e bananeve të kalbura është veçanërisht e mirë për t’i dhënë shkëlqim këpucëve prej lëkure dhe shumë ushqyese nëse vendoset në një vazo me lule shtëpiake.

Birra – Elementet e saj janë veçanërisht të mirë për të forcuar rrënjën e flokëve. Rekomandohet të lihet gjysmë ore në kokë, përpara se të lahet. Sa më e ndenjur të jetë birra, aq më e fortë është substanca që forcon flokët.

Kafja – Kokrat e kafes janë të dobishme për tokën, për shkak të përmbajtjes së madhe të azotit. Kafja mund të përdoret edhe për të përthithur erërat e këqija, për të mbajtur larg ushqimeve milingonat e macet apo për t’i dhënë më shumë shkëlqim flokëve.

Qumështi – Nëse qëndron i hapur më shumë se një javë, mund të ketë marrë një erë të keqe, por mund të përdoret ende për t’i dhënë shkëlqim këpucëve, për të hequr njolla apo për të bërë biskota (pasi ziehet për 45 minuta).

Kripa – Është e mirë për të hequr njollat e verës së kuqe nga tapeti apo erën e pakëndshme të qepës nga duart. Nëse një vezë thuhet në dysheme, duke i hedhur krpë përsipër, bëhet e mundur heqja më e thjeshtë e njollës.

Veza – E bardha i bën mirë flokëve, ndërsa e verdha, e përzjerë me limon dhe mjaltë shndërrohet në një maskë shumë të mirë për fytyrën. E verdha e vezës ndihmon edhe për heqjen e çamçakizave të mbetur në rroba.

Kosi – Nëse ka skaduar, mund të përdoret për bërjen e maskave të bukurisë, të fytyrës, lëkurës apo për t’i dhënë shkëlqim objekteve të çmuara.

Top Channel