Vijon rritja e çmimit të naftës

01/03/2011 08:35

Çmimi i naftës në tregun vendas vijon rritjen, si reagim ndaj zhvillimeve në bursat ndërkombëtare.

Në disa pika të shitjes së karburantit në Tiranë, benzina po i afrohet çmimit prej 170 lekë për litër, duke u shitur me afro 167 lekë.

Edhe nafta ka pësuar rritje dhe do të vijojë derisa nga bursa lajmet të mos jenë më negative mbi tarifat.

Çmimi i naftës në tregjet e huaja e ka kapërcyer nivelin e 114 dollarë për fuci. Duket se trazirat në Lindjen e Mesme dhe në vendet arabe po ndikojnë për keq në ecurinë e çmimeve.

Top Channel