Femrat e bukura bëjnë lidhjet të dështojnë

01/03/2011 17:25

Një studim i ri i publikuar sot në “Daily Mail” arriti në përfundimin e besuar gjerësisht në kulturën popullore, se një grua e bukur e bën shumë më të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.

Sipas studimit në fjalë, mësohet se çiftet më të qëndrueshme janë ato ku meshkujt janë më të pashëm, ndonëse është e qartë që kjo nuk është formula përfundimtare e suksesit.

Fenomeni u studiua nga kërkues të Universitetit të Liverpulit dhe Çesterit, që ilustruan përfundimet e tyre me dy martesat e mëparshme të aktores Angelina Jolie, të cilat zgjatën më pak se tre vjet.

Jolie ishte e martuar aktorët Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton, në dy lidhje ku ajo ishte qartësisht shumë më tërheqëse se partneri. Ndërkohë, marrëdhënie e saj me Brad Pitt, i konsideruar gjerësisht si një prej meshkujve më tërheqës në Hollivud, është në vitin e gjashtë dhe duket ende shumë solide.

Universitetet në fjalë analizuan fotografi të më shumë se 100 çifteve, që kishin qëndruar së bashku nga disa muaj, deri në disa vjet.

Një komision i specializuar vlerësoi me nota paraqitjen e secilit prej partnerëve dhe u arrit të kuptohej se çiftet që kishin qëndruar së bashku më gjatë, ishin ata ku mashkulli ishte më tërheqëse se partnerja.

Përfundimet tregojnë se paraqitja fizike është shumë më e rëndësishme për një femër nga sa besohet, ndërsa vetëdija se është e bukur, e bën një vajzë apo grua shumë më pak të qëndrueshme në lidhjet e saj.

Top Channel