Facebook, “Like” zëvendëson “Share

01/03/2011 03:20

Facebook ndryshon sërish. Këtë herë bëhet fjalë për opsionin “Like” që vec funksionit aktual që luan në profilin e cdo user-i, do të “marrë” edhe atributet e opsionit “Share”.

Ndryshimi mbërrin pas muajsh punë për të përshtatur këtë opsion. Por përdorimi i tij tashmë duhet të jetë më i matur, pasi pas cdo “like” që klikohet, në profil shfaqet link-u që të adreson tek e gjithë ngjarja. Përdoruesve do t’u lihet edhe opsioni për të komentuar mbi këtë ngjarje.

“Facebook ka ndryshuar mjaft ngadalë opsionin ‘Like’, dhe është ndalur në përmirësimin e opsionit ‘Share’, duke lënë atë të pandryshueshëm”, njofton Facebook.

Megjithatë, sqarohet se opsioni ‘Share’ do të vazhdojë të qendrojë si alternativë, ndërsa rekomandimi do të jetë ‘Like’.  

Top Channel