SHBA, vdes veterani i fundit i Luftës së Parë

28/02/2011 20:25

Veterani i fundit amerikan i Luftës së Parë Botërore ndërroi jetë më patë gjatë ditës, në moshën 110-vjeçare.

Zoti Buckles, i cili iu bashkua ushtrisë për të luftuar në Europë në vitin 1917, ishte vetëm 16 vjeç atëherë, por gënjeu për t’u pranuar në marinë.

Ai ishte njëri midis më shumë se 4,7 milion amerikanëve që u paraqitën si vullnetarë për të shërbyer në Luftën e Madhe, në vitet 1917-18.

Ndonëse minoren, Buckles mundi të bindte rekrutuesin ushtarak se ishte 21 vjeç dhe u tranportua në Britani në dhjetor 1917, në bordin e një anije që pesë vjet më parë shpëtoi të mbijetuarit e “Titanic”-ut.

Ai shërbeu si një shofer dhe një ndihmës në prapavijë në Francë, ndërsa për përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ndihmoi gjermanët e burgosur në kampe që të riktheheshin në vendin e tyre.

Në vitin 1941, Buckles punonte për një kompani peshkimi në Filipinë dhe u morr peng prej Japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shpenzoi tre vjet në një kamp të burgosurish.

Në vitin 2008, ai u shndërrua në veteranin e fundit ende në jetë nga Lufta e Parë Botërore dhe u nderua me një medalje të veçantë nga presidenti Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel