Sateliti gjerman “kërcënon” Tokën

28/02/2011 11:15

Një satelit gjerman ka humbur kontrollin në hapësirë dhe pritet që të bjerë në Tokë gjatë këtij viti.

Analizat e fundit tregojnë se sateliti “Rosat” do të hyjë në atmosferën tokësore brenda pak muajsh.

Momenti i përplasjes me tokën parashikohet në tetor-dhjetor.

“Rosat”, me peshë 2.4 ton, mendohet se mund të digjet gjatë rënies apo mund të bjerë në det.

Sipas shkencëtarëve, në rastin më të keq, mbetjet e satelitit do të bien në sipërfaqen e Tokës duke shkaktuar dëme të mëdha.

Top Channel