Një murg pa kokë terrorizon punonjësit e një parku lojrash në Londër.

Shfaqja e një fantazme shumicës së njerëzve mund t’i duket e pabesueshme, por nga pronarët është marrë shumë seriozisht dhe parku tashmë është transferuar.

Punonjësit ishin të bindur se në “Thorpe Park”, përveç “murgut pa kokë”, kishte edhe disa evente të tjerë paranormale nga të cilat ata u tmerruan dhe kërkuan transferimin.

Lëvizja e parkut të lojrave erdhi pas rezultateve të hetimeve nga ekspertët e paranormales, të cilët zbuluan se në këtë park, në vitin 666 pas lindjes së Krishtit ekzistonte një grupim murgjish.

Hetuesit zbuluan edhe se në vendin ku ishte ngritur parku kanë qenë varrezat e murgjve.

Mbase zhurma e parkut të lojrave ka shqetësuar murgjit dhe “murgu pa kokë” është rikthyer për të vendosur sërish qetësinë.

Top Channel