Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një biçikletë me fibra karboni ultramoderne është në gjendje të arrijë deri në 100 kilometra në orë, zbuloi sot e përditshmja gjermane “Bild”.
Mjeti peshon pak më pak se 20 kilogramë dhe është krijuar nëpërmjet një ndërthurrje të elementeve si karbon, titan dhe një aliazh alumini e magnezi.
Biçikleta punon falë një sistemi elektrik, i cili merr nismën nga energjia mekanike e pedaleve, por është në gjendje të shumëfishojë forcën e saj nëpërmjet një sistemi unik, të projektuar edhe falë një studio të specializuar inxhinjerike të Shtutgartit.
Fibrat e karbonit e bëjnë njëkohësisht biçikletën të lehtë, por edhe shumë të fuqishme, edhe më të fortë se biçikletat normale të prodhuara me metale e plastikë të fortë.
Top Channel