Projekti i sigurisë për Tiranën

27/02/2011 15:30

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka deklaruar se Tirana do të jetë më e sigurtë gjatë prezantimit të projektit për krijimin e sistemit të videove të survejimit në territorin e kryeqytetit.

Basha theksoi se kamerat do të jenë të vendosura më së shumti, pikërisht në afërsi të shkollave, bankave apo qendrave tregëtare.

“Sistemi do të instalohet në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës, në rrugët, hyrjet dhe daljet, kryqëzimet, vendndodhjet e shkollave, ambienteve publike, të bizneseve, tregjeve, bankave e korporatave. Ky sistem me veti superiore do të sjellë një shërbim të përmirësuar ndjeshëm ndaj qytetarëve të Tiranës, të gjithë qytetarëve të vendit e të huajve të cilët gjenden në kryeqytet rregullisht”, tha në fjalën e tij ministri Basha.

Edhe pse referimi gjatë këtij prezantimi projekti nga Ministri i Brendshëm i përngjante një fillimi fushate elektorale për Bashkinë e Tiranës, me sloganin “Për një Tiranë të sigurtë europiane”, Ministri i Brendshëm, nuk ka kthyer asnjë përgjigje gjatë interesimit të gazetarëve.

Ministri Basha mbetet emri më i përfolur nga demokratët si kandidat për zgjedhjet e 8 majit.

Partia Socialiste reagoi pas prezantimit të projektit të vendosjes së kamerave në kryeqytet prej Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, duke e cilësuar këtë të fundit si një vrasës që duhet të përfundojë pas hekurave të burgut.

“Ky vrasës, ky kusar, ky gënjeshtar
surrat-zgërdhirë i cili duhet të ishte sot papa hekurave, na ka cuar
mbrapa horrat e Saliut, për të në thyer zemrën duke na thyer xhamat dhe
cuar mesazhe mafioze. E kanë të kotë, në nuk ndalemi dhe populli do t’i
largojë ashtu sic po largon faraonët dhe sulltanët orientalë të krimbur
në para të vjedhura. Shqipëria nuk është as Tunizi dhe as Libi që të
mbajë mbi kurriz sulltan Saliun dhe pasardhësin e tij Lulin. I them sot
Lulit të Saliut, ik vrasës, ik!”, deklaroi përfaqësuesja e FRESSH-it,
Elisa Spiropali.

Ministri Basha, më herët gjatë prezantimit të projektit, tha se kamerat e
sigurisë do të vendosen më së shumti pranë shkollave, qendrave
tregëtare, kryqëzimeve dhe bankave. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA