Indi, bllokon avionin për shkak të pilotes femër

27/02/2011 14:00

Një pasagjer indian ka bllokuar fluturimin e avionit të një kompanie “low cost” kur mori vesh se pilotohej nga një femër.

Ngjarja ka ndodhur të premten në një avion që nisej nga New Dehli për në Mumbai.

Burri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është zënë nga paniku kur ka dëgjuar një zë femre që i jepte mirëseardhjen pasagjerëve në bordin e avionit.

Në atë moment ka thirrur stjuardesën për t’i thënë se nuk kishte ndërmend të udhëtonte me një femër pilote.

“Unë nuk dua të vdes! Kur ajo nuk arrin të merret as me punët e shtëpisë, si mund të pilotojë një avion?”, mësohet të ketë thënë pasagjeri.

Menjëherë burri është rrethuar nga siguria e aeroportit dhe është detyruar të zbresë.

Më pas, ka udhëtuar me këtë avion pasi i ka kërkuar falje pilotes dhe stafit.

 

Top Channel