Vlorë, kapen hajdutët e kryeplakut

26/02/2011 10:00

Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar dy të rinj të akuzuar për grabitjen e një shume të konsiderueshme parash nga një banesë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë përfunduar shtetasit Kuleman Haveri dhe Enea Dyrmishaj.

Sipas burimeve, dy të rinjtë grabitën ditën e djeshme plot 105 mijë euro nga banesa e kryeplakut të Radhimës, Mustafa Lagji.

Burimet saktësojnë se në cilësinë e provës materiale të rinjve u janë sekuestruar 42 mijë euro dhe shtojnë se për grabitjen një person i tretë është shpallur në kërkim.

Top Channel