Transplantet, “organet e reja, më të rinjve”

26/02/2011 02:30

Propozimi i një rrjeti organizatash dhe shoqatash, “organet më të mira, pacientëve më të rinj”, ka ndezur debate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rrjeti propozon që organet më të mira, t’u transplantohen personave më të rinj, që kanë probabilitet jetesë më të lartë se sa të moshuarit dhe të mos përcaktohen sipas më sipas radhës në listë.

Në një shkrim në Washington Post, rrjeti sqaron me detaje qendrimin e tij. Sipas tyre, ndonjëherë personave të moshuar u transplantohen organe të cilat do të kishin patur një jetëgjatësi shumë herë më të madhe nëse do t’u transplantoheshin personave më të rinj.

Ndërkohë, të rinjtë, shkruhet në WP, rrezikojnë të marrin organe më të vjetra cka i detyron ata që brenda pak vitesh ta shohin veten sërish në listën e personave që kërkojnë organe.

Sistemi i dhurimit të organeve dhe trasnplantimit sipas radhë-listës qendron në Shtetet e Bashkuara në fuqi që prej 25 vjetësh.

Top Channel