SHBA, rigjen vajzën falë Twitter

26/02/2011 17:50

Një i pastrehë i New York ka arritur të rigjejë vajzën që nuk e shihte prej 11 vjetësh falë Twitter.

Është e pabesueshme historia e Daniel Morales, 58 anni, që falë mikroblogut social është bashkuar me vajzën Sarah Rivera dhe pesë nipërit e saj, që s’i kishte njohur më parë.

Ata ishin parë për herë të fundit në vitin 2000, kur burri u nda nga e ëma e vajzës.

Në atë kohë vajza zgjodhi të jetonte me të ëmën dhe Daniel u transferua në Puerto Rico.

Top Channel