
Aktivistët e Klubit të Patriotëve të Rinj kanë zhvilluar një protestë para selisë së Parlamentit shqiptar, për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike.
Gjatë fjalës së tyre, aktivistët kanë deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë kompromis që do të cënonte sovranitetin e shtetit shqiptar.
“Ne, shqiptarët e rinj dhe trima kemi një ideal. Ne jemi këtu për t’i thënë vendit dhe mbarë botës se nuk do të bëjmë asnjë kompromis. Liria ime, e miqve të mi dhe e shqiptarëve është më e rëndësishme se gjithcka tjetër. Burra e gra, ngrihuni për të treguar se cilët jeni. Na ndihmoni, ejani të luftojmë së bashku për largimin e këtij makthi. I themi kombit dhe mbarë botës se, sot një ditë e re po agon dhe ne bijtë e shqipes do ta bëjmë vetë historinë”, ka deklaruar drejtuesi i aktivistëve.
Më pas, të mbledhurit me altoparlantë në duar kanë kënduar në kor himnin shqiptar dhe më pas janë larguar.
Top Channel