Lind nga embrioni i ngrirë 11 vjet më parë

26/02/2011 19:20

Tani është dy vjeç, gëzon një shëndet të mirë dhe nuk e di se përbën një rekord: është fëmija i parë që ka lindur nga një embrion i ruajtur për 11 vjet.

Ky është rasti i pare në Itali, në Britaninë e Madhe vitin e shkuar ishte përdorur një embrion i ngrirë 20 vjet më parë.

“Ky është konfirmimi që embrionet e ngrirë mund të mbijetojnë për shumë kohë dhe një ngrirje e saktë nuk është e dëmshme”, është shprehur një eksperte e fushës.

Top Channel