Rama: Betejë në rrugë, Kuvend e zgjedhje

25/02/2011 18:10

Kryetari i PS, Edi Rama është ndalur në Elbasan për një takim me bazën, ku ka rikonfirmuar planet e opozitës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale dhe vazhdimin e protestave.

“Meta dhe Berisha ëndërrojnë që PS të bojkotojë zgjedhjet vendore. Por ne do vazhdojmë betejën tonë në rrugë, në Kuvend dhe me zgjedhjet vendore”, ka deklaruar Rama.

Duke akuzuar qeverinë e formuar mes PD dhe LSI për grabitje të pasurive shtetërore, Rama e ka cilësuar edhe njëherë atë si “koalicioni i turpit”.

“Ky pushtet po tenton të gllabërojë 1280 pasuri shtetërore. Koalicioni i Berishës me Metën është koalicioni i turpit”, ka shtuar Rama.

Top Channel