“Lajthitja e Sheen” ndërpret komedinë

25/02/2011 10:30

Disa komente të ashpra në radio nga Charlie Sheen drejt producentit të komedisë  “Tëo and a Half Men”, ku aktori është protagonist, bënë që xhirimet të ndërpriten pa afat.

Sipas CNN, ekziston një mundësi e madhe që komedia të mos dalë asnjëherë në treg, pasi problemeve të varësisë nga droga, Sheen i shtoi edhe një deklaratë befasuese që tregonte një mungesë të plotë respekti ndaj punëdhënësit të tij.

Duke folur në një emision radiofonik, aktori 46-vjeçar tha: “Më thanë që nëse do të sulmoja filmin, atëherë ai do të anullohej, kështu që dua të shoh nëse kjo është apo jo e vërtetë.

Nëse do të ndodhë kjo, që ata t’a anullojnë, atëherë do të shkoj të punoj me yjet e vërtetë të kinematografisë dhe jo me idiotë”.

Pas deklaratave, ishte i menjëhershëm reagimi i shtëpisë prodhuese Ëarner Bros, e cila lajmëroi se xhirimet janë pezulluar. Gjithsesi, është e sigurt që nëse komedia do të rifillojë, rolin kryesor do t’a ketë një tjetër aktor.

Ndërkohë, sot u mësua se Sheen është nisur drejt Bahamasit, për të kaluar një javë pushimesh të rralla, në shoqërinë e ish-gruas, të dashurës aktuale dhe një pornostari të njohur.

Top Channel