Gjatë fjalës së tij përpara Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ku po diskutohet për situatën në Libi, Sekretari Ban Ki Mun, kërkoi marrjen e masave drastike kundër liderit libik, kolonel Gedafi.
“Sa më shumë presim e mendojmë se cfarë të bëjmë, aq më shumë jetë humbasin në Libi. Vendimi që do të merrni ju, pritet me mjaft interes në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Të kemi parasysh, që të gjithë ne, për emergjencën me të cilën po përballet i gjithë rajoni”, deklaroi para KS, sekretari Mun.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë, njoftoi se po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së sanksioneve të njëanëshme kundër Libisë, si masë ndëshkuese për dhunën e ushtruar nga autoritetet ndaj protestuesve në vend. SHBA, gjithashtu ka mbyllur ambasadën në Tripoli si dhe ka tërhequr trupin diplomatik për në atdhe.
Top Channel