Itali, emigrantët: Ndihemi italianë

25/02/2011 21:45

Janë shqiptarë, peruanë, rumunë e filipinas, por ndihen italianë, aq shumë sa në shtëpitë e tyre flasin më shumë italishten se gjuhën amëtare.

Vetëm 24.6 për qind përdorin idiomat e vendit nga vijnë për të biseduar me familjarët dhe plot 82 për qind u drejtohen në italisht kolegëve italianë dhe të huaj.

Të dhënat janë rezultat i një kërkimi të kryer nga Qendra Evropiane për Kërkimet dhe Studimet Sociale, CEURISS, mes punëtorëve të huaj.

Komuniteti më i madh i huaj në Itali është ai rumun, me rreth 800 mijë, i ndjekur nga ai shqiptar me rreth 400 mijë dhe nga komunitetet e tjera afrikane e aziatike.

Top Channel