Douglas-Jones, darkë romantike në Londër

25/02/2011 10:00

Çifti hollivudian, Micheal Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, festuan me një mbrëmje romantike në Londër, çmimin që 41-vjeçares iu dha nga Princi Charles.

Me origjinë uellsiane, Zeta-Jones u nderua dy ditë më parë me urdhërin e “Krenarisë së Uellsit”, gjatë një ceremonie solemne në “Buckingham Palace”.

Pas mbrëmjes së kaluar në pallatin mbretëror, Douglas dhe Jones shijuan bukuritë e Londrës, nëpërmjet një darke romantike, në një prej restoranteve më të mirë të qytetit.

Ata udhëtuan në Londër me të dy fëmijët e tyre, ndërsa Michel Douglas, pavarësisht një syri të kuq, u duk në formë të mirë fizike gjatë mbrëmjes.

66-vjeçari luftoi dhe fitoi pak kohë më parë me një tumor të avancuar në grykë.

Top Channel