Zeta-Jones, nderohet me “Krenaria e Uellsit”

24/02/2011 16:40

Aktorja hollivudiane, Catherine Zeta-Jones, u nderua me çmimin “Krenaria e Uellsit”, gjatë një ceremonie të organizuar mbrëmë.

Ishte vetë Princi Charles, babai i Mbretit të ardhshëm të Britanisë, ai që i dorëzoi vlerësimin aktores me origjinë uellsiane.

Në ceremoninë e organizuar në “Buckingham Palace”, në Londër, aktorja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj 66-vjeçar, Micheal Douglas dhe nga dy fëmijët e tyre të përbashkët.

41-vjeçarja u nderua me këtë vlerësim për shërbimet e bëra në industrinë e filmit dhe aktivitetin e saj bamirës, ndërsa pati rastin që të prezantohej me madhërinë e tij, Princin Charles.

Ndërkohë, ceremonia mbretërore shërbeu edhe një herë më shumë për të treguar shëndetin e plotë të Douglas, i cili vetëm një muaj më parë deklaroi të fituar një betejë me një tumor të avancuar në grykë.

Top Channel