William dhe Kate shfaqen në publik

24/02/2011 16:30

Princi William dhe Kate Middleton u shfaqën për herë të parë së bashku në publik, në një ceremoni zyrtare.

Çifti mbretëror luftoi me erën e fortë të Uellsit, mëngjesin e sotëm për të mbërritur deri në Anglesey, ku Princi i Kurorës inaguroi një stacion të ri të shpëtimit dhe kërkimit detar.

Ai është pjesë e stafit të kësaj strukture, që nga koha e kaluar në ushtri. Siç raportoi “Daily Mail”, disa mijëra persona ishin grumbulluar për të parë çiftin, ndërsa Mbretëresha e ardhshme e Britanisë dukej veçanërisht elegante me një pallto të shkurtër ngjyrë kaki.

Top Channel