Shkodër, konvertimet në serbë

24/02/2011 09:55

Cështjen e ndryshimeve të kombësive nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e ka diskutuar edhe me gjyqtarë, pedagogë dhe intelektualë të qytetit të Shkodrës.

Në këtë qytet, ndryshe nga zonat e jugut, ka kërkesa në gjykata për marrjen e kombësisë serbe.

“Kohët e fundit jam njohur që në gjykatën e Shkodrës ka pasur kërkesa për ndryshim kombësië, duke kërkuar atë serbe apo malazeze. Nëse ne do kemi një tolerancë në legjislacion, duke marrë kombësi greke, malazeze e serbe, në mënyrë fiktive po ju them se kjo do përbëjë rrezikun më të madh për sovranitetin e Shqipërisë”, ka deklaruar Spahiu.

Kundër ndërrimit të kombësisë janë shprehur edhe gjyqtarët, intelektualët, pedagogët dhe qytetarë të shtresave të ndryshme.

“Kam përshëndetur iniciativën e kryetarit të gjykatës së Sarandës për të ndaluar në mënyrë kushtetuese fenomenin në rritje të kërkesave për ndryshimin e kombësisë”, ka pohuar Spahiu, i cili ka përmendur edhe problemet e legjislacionit për këtë cështje.

Top Channel