Kuvendi heq imunitetin e Priftit

24/02/2011 11:35

Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr imunitetin deputetit dhe ish ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka hapur një çështje ndaj tij për korrupsion.

Pas votimit të fshehtë, ky vendim ka marrë 119 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë nuk ishte prezent deputeti Dritan Prifti i cili me anë të një letre justifikoi mungesën e tij dhe shprehu gatishmërinë për heqjen e imunitetit.

Deputeti Prifti bëri thirrje përmes kësaj letre që kolegët e tij të mos ndikohen nga raportet politike dhe personale që kanë me të.

Ai kërkoi që të plotësojnë kërkesën e prokurorisë për hetimin dhe zbardhjen e të vërtetës së videos, për të cilën thotë se është i interesuar të dalë e vërteta deri në fund.

Top Channel