Hathaway: Nuk jam Ricky Gervais

24/02/2011 13:20

Anne Hathaway, prezantuesja e çmimeve Oscar që do të ndahen më 27 shkurt, ka premtuar se nuk do të “ngacmojë” asnjë nga aktorët.

“Mund të garantoj se nëse kërkoni dikë që të tallet me njerëzit, unë dhe James Franco nuk jemi prezantuesit e duhur”, u shpreh Hathaway.

Ndryshe nga aktorja, Ricky Gervais nuk e kurseu ironinë dhe cinizmin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.

“Jam prezantuesja më e re në histori dhe nuk më takon të bëj ciniken”, përfundoi protagonistja e “Love & Other Drugs”.

Top Channel