Droga, goditet grupi italo-shqiptar

24/02/2011 19:15

Një organizatë kriminale italo-shqiptare aktive në trafikun e drogës është zbuluar nga një njësi policore e provincës së Fraskatit, pranë Romës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave gjatë ditës së sotme forcat policore zbatuan gjashtë urdhër-arreste.

Sipas burimeve, personat e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Agjencitë e lajmeve të vendit fqinj shtojnë më tej se gjatë operacionit njësia policore operative kreu edhe me dhjetra kontrolle.

Top Channel