Russell Brand: Fama nuk më bën të lumtur

23/02/2011 13:45

Russell Brand, komiku britanik, gjithmonë e ka ditur se do të bëhej i famshëm.

“Tashmë jam i famshëm dhe kujtoj se kur isha i vogël kjo ishte dëshira ime më e madhe”, u shpreh Brand.

Padyshim që martesa me këngëtaren Katy Perry ka bërë që vëmendja mediatike ndaj tij të jetë edhe më e madhe. Por, Brand nuk ndihet më dhe aq i kënaqur.

“Mendoja se do të isha i lumtur, por tani që jam i famshëm shumë nga gjërat që mendoja se do më gëzonin nuk më kanë shërbyer për asgjë”, tha aktori.

Top Channel