Motrat Kardashian, në betejën e parfumit

23/02/2011 17:40

Showgirl i famshëm amerikan, Kim Kardashian, prezantoi mbrëmë parfumin e saj të ri, vetëm disa ditë pasi motra e saj, Kloe Kardashian, bëri të njëjtën gjë me një linjë të sajën.

Prezantimi i parfumit të ri të 30-vjeçares u cilësua nga shtypi me ironi si “beteja aromatike” midis dy motrave.

26-vjeçarja Khloe bëri bujë me lëshimin e parfumit të saj më parë gjatë muajit, pasi u shfaq në një reklamë pothuajse e zhveshur, së bashku me bashkëshortin e saj basketbollist, Lamar Odom.

Ajo kishte bërë bujë më parë në vitin 2009, për martesën me Odom, pas vetëm një muaji njohje.

Top Channel