Gerard Butler tregon thinjat

23/02/2011 10:10

Flokët me nuanca të ndryshme të Gerard Butler kohët e fundit kishin bërë që të lindnin zëra se aktori lyente flokët.

Por, në mbrëmjen e së hënës, gjatë një feste në Hollywood, 41-vjeçari u pa me flokë të thinjura.

Një vit më parë, kur po xhirohej filmi “Bounty Hunter”, flokët e Butler ishin krejtësisht ngjyrë gështenjë dhe shumë më të shkurtra.

Gerard Butler sapo ka përfundur xhirimet e dy filmave që pritet të shfaqen këtë vit: “Machine Gun Preacher” dhe “Movie 43”.

Top Channel