Tom Cruise, yll i “Rock ‘n’ Roll”

22/02/2011 12:40

Edhe pse vitet kalojnë, Tom Cruise vazhdon të interpretojë role të mëdha në filmat e Hollywood-it.

Aktori do të luajë rolin e Stacee Jaxx në filmin e tij të ardhshëm, përshtatjen kinematografike të muzikalit të suksesshëm “Rock of Ages”.

Protagonisti i “Top Gun” po merr leksione kantoje dhe po studion këngët rock të viteve ’80 për të interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Regjisori i këtij filmi, Adam Shankman, ka thënë gjithashtu se Russell Brand mund të jetë pjesë e këtij projekti ndërsa Alec Baldwin është e sigurtë që do të ketë një rol në këtë film.

Top Channel