Super Paltrow në Karaibe

21/02/2011 09:45

Fituesja e Çmimit Oscar, Gwyneth Paltrow, u duk në formë të shkëlqyer, ndërsa është duke kaluar një javë pushimet në plazhet e Karaibeve.

Nëna e dy fëmijeve deklaroi pak kohë më parë se si përdor një trajtim bukurie të bërë vetë, nga një miks prej sheqeri, kafeje të pabluar, mjalti dhe vaji ulliri.

38-vjeçarja këmbëngul se ky lloj trajtimi e lejon lëkurën që të qëndrojë e freskët dhe e re, ndërsa ajo përfiton gjithashtu nga një dietë që eliminon lëngun e portokallit, alkoolin, sheqerin, kafeinën dhe ushqimet e gatshme.

Në bazë të kësaj diete, Paltrow ushqehet vetëm një herë në ditë.

Top Channel