Mjellma shndërrohet në rosakun e shëmtuar
21/02/2011 21:05
Nga një balerinë e bukur në filmin “Black Swan”, Natalie Portman paraqitet krejtësisht ndryshe në filmin e saj më të fundit.
29-vjeçarja interpreton rolin e një shitëseje të thjeshtë, me flokët e kapura dhe me një palë syze të mëdha në filmin “Hesher”.
Edhe pse me pamjen më të thjeshtë dhe me veshje të shëmtuar, dallohet qartë bukuria natyrale e aktores.
Filmi është shfaqur për herë të parë në festivalin e filmit “Sundance”, në fund të vitit të kaluar.
Top Channel