Kina lajmëroi sot për rritjen e çmimeve të karburanteve për herë të dytë brenda tre muajve të fundit.
Shpërndarja e karburanteve është një monopol i shtetit, i cili përcakton vetë çmimin me të cilin shiten hidrokarburet.
Rritja prej 53 dollarësh për një ton u raportua nga Agjensia e Lajmeve Xinhua. Pavarësisht se Pekini justikohet me rritjen e çmimeve në tregun ndërkombëtar, kjo lëvizje ngre dyshimet mbi vullnetin e vërtetë të autoriteteve për të kontrolluar inflacionin.
Sipas komisionit që rregullon tregun e hidrokarbureve, rritja ishte e detyrueshme edhe sepse ëshë e rëndësishme të ngadalësohet ritmi i shtimit të përdorimit të naftës në Kinë.
Aktualisht, pasiguria në Lindjen e Mesme ka rritur ndjeshëm çmimin e naftës, e cila ka shkuar aktualisht në mbi 100 dollarë për fuçi. Më parë gjatë muajit, Kina rriti normën bazë të interesit në 6,06%.
Top Channel