Ilacet, PS: Qeveria, vjedhje me TVSH-në

21/02/2011 16:05

Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë se me rritjen prej 10 për qind të TVSH-së për ilacet ka rëndëuar edhe më shumë gjëndjen ekonomike të shqiptarëve.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti Arben Ahmetaj ka deklaruar se në këtë mënyrë qeveria po privon pensionistët shqiptarë nga rroga e tyre e 12-të.

“Vetëm përmes rritjes së TVSH-së së ilaceve, pushteti merr nga xhepat e pensionistëve 28 milionë euro në vit. E thënë ndryshe, për cdo pensionist më pak në xhepat e tyre 151 euro. Pushteti i Berishës e privon këtë grup nga paga e 12-të”, ka pohuar Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA