Çifti Beckham, i ftuar në dasmën mbretërore

21/02/2011 10:05

David dhe Victoria Beckham janë ftuar për dasmën mbrëtërore të Princit William me Kate Middleton, deklaroi një burim brenda oborrit, për “Daily Mail”.

Sipas lajmit të publikuar sot, kjo ftesë është miratuar prej Mbretëreshës dhe Princit Charles. Besohet se David dhe Victoria do të jenë ndër personat e paktë të famshëm që do të marrin pjesë në ceremoni.

Vetë çifti mbretëror ka lajmëruar se midis listës me 1 900 të ftuar, do të jenë shumë të paktë personat e famshëm, ndërsa qëllimi i tyre është që t’a mbajnë ceremoninë sa më private.

Top Channel