LSI mbron Metën dhe Nanon

19/02/2011 12:55

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka përsëritur sot apelin e saj Partisë Socialiste, që të ulet në dialog dhe të heqë dorë nga politika e rrugës.

“Zgjidhja të arrihet me dialog politik dhe jo në rrugë. Veprimet e Ramës dhe grupit të tij janë në kundërshtim me rekomandimet e ndërkombëtarëve”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Rama u është përgjigjur edhe akuzave të bëra dje nga kreu i PS ndaj ish-lidershipit socialist, duke nënvizuar se mes tyre ka një ndryshim të madh.

“Sulmet e kreut të PS ndaj Metës dhe Nanos janë shenjë inferioriteti. Me Nanon dhe Metën PS qëndroi 8 vjet në pushtet. Ndërsa sot me Ramën, PS është në rrugë dhe pa identitet”, ka pohuar Rama.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shtuar më tej se kjo parti po përgatitet për zgjedhjet lokale të 8 majit, sic kanë rekomanduar edhe ndërkombëtarët.

Top Channel