Durrës, pranga dy grabitësve të bankës

19/02/2011 12:05

Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar gjatë orëve të natës dy persona, të akuzuar si autorë të grabitjes së një banke dje në qytetin bregdetar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë përfunduar shtetasit Romeo Depolli dhe Daso Jakupllari, 24 dhe 41 vjec.

Burimet shtojnë më tej se një person tjetër, shtetasi A.E, që mori pjesë në grabitje, është shpallur në kërkim.

Grabitja u krye mëngjesin e djeshëm dhe për shkak se sapo banka ishte hapur, hajdutët u larguan me një sasi të vogël parash.

Top Channel