Cameron Diaz, me muskujt prej mashkulli

19/02/2011 09:40

E konsideruar dikur si një prej aktoreve më tërheqëse në Hollivud, Cameron Diaz po fiton një shprehi gjithmonë e më burrërore falë punës së saj intensive në palestër.

Muskujt e krahut të 38-vjeçares janë lehtësisht të dukshëm, ndërsa Diaz vazhdon të shoqërojë të dashurin e saj në sesionet e tij fizike në Los Anxhelos.

Diaz është lidhur prej disa muajsh me yllin e bejsbollit amerikan, Alex Rodriguez. Ky i fundit, pati një efekt të ngjashëm edhe mbi një prej ish-të dashurave të tij të njohura, Madonna-n.

Këngëtarja 52-vjeçare fitoi një masë të madhe muskulorë ndërsa shoqërohej me sportistin me origjinë latine.

Top Channel